Ngo E Mso
Ngo e Mso është një platformë online, e cila më vonë do të plotësohet edhe me një aplikacion për pajisjet e mençura, në të cilën njerëzit do të kenë qasje online në libra të lexuara me zë në gjuhën shqipe. Duke e parë që zhvillimi i teknologjisë informative, që nga zbulimi i interneti deri të pajisjet e mençura, si telefonat, tabletat e kompjuterët dhe duke e parë që përdorimi i tyre tashmë është bërë përditshmëri, por edhe nevojë e domosdoshme për njerëzit në gjithë botën, duke mos përjashtuar as vendet ku jetojnë shqiptarët, menduam që krijimi i një librarie online, ku do të ofrojmë vepra të ndryshme nga autorët shqiptarë e të huaj për lexuesit, do të kishte një efekt shumë pozitive në edukim, rritje të lexueshmërisë, por edhe në ngritjen e vetëdijës shoqërore ndër shqiptarë. E vecanta e kësaj biblioteke onlinë është se ne për adhuruesit e leximit do të sjellim libra në formatin audio, pra me zë, cka e bënë leximin (dëgjimin) e tyre shumë me të lehtë dhe me të thjeshtë. Marrë parasysh dinamiken jetësore që kanë njerëzit sot, më shumë angazhime, duke filluar nga puna e përditshme, udhetimet e ndryshme, familja, fëmijët e shumë cka tjetër, ndikon jo pak që leximit t’i mbetët pak e hic kohë. Prandaj, ne mendojmë se posedimi i një platforme të tillë në telefonin tuaj do të ndihmonte që qasja juaj në literaturë të jetë shumë më e lehtë dhe më e thjeshtë, pavarësisht se ku ndodhesh dhe cfarë jeni duke bërë. Nuk ka rëndësi a jeni në makinë, në rrugë, duke vrapuar në mengjes, duke shetitur në park apo duke shijuar natyrën, mundësinë që të lexoni (degjoni) e mësoni në cdo kohë do t’ua ofrojnë platforma jonë Ngo e Mso. Qëllimi ynë është që qytetarët shqiptarë ku do që ndodhën të lexojnë e mësojnë sa më shumë sepse vetëm me dituri gjërat edhe mund të na ecin për së mbari.
1 to 10 staff